
Shqipëria përballet me Poloninë në Varshavë, në fazën “play-off” të Botërorit, me ndeshjen që nis të enjten në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo ka përmbyllur përgatitjet dhe nuk priten ndryshime të shumta në formacion. Në portë konfirmohet Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje Arlind Ajeti shihet i avantazhuar ndaj Ardian Ismajlit përkrah Berat Gjimshitit.
Në krahë do të aktivizohen Mario Mitaj në të majtë dhe Elseid Hysaj në të djathtë. Mesfusha mbetet e njëjtë, me Kristjan Asllanin, Juljan Shehun dhe Qazim Laçin. Në sulm mungojnë Rey Manaj dhe Mirlind Daku për shkak dëmtimi.
Arbër Hoxha është i sigurt në të majtë, ndërsa për dy vendet e tjera konkurrojnë Myrto Uzuni, Armando Broja dhe Nedim Bajrami. Ky i fundit mund të aktivizohet si “9 fals”, ndërsa Uzuni shihet i avantazhuar në krahun e djathtë.

NDESHJA LIVE KËTU: https://vetemsport.com/live-gjithcka-ne-vetem-sport/





