
Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Korçë nuk do të zbatohet, të paktën për momentin.
Sipas raportimeve të fundit, bëhet me dije se stadiumi aktual i Skënderbeut nuk do të preket. Projekti, i cili parashikonte ndërtimin e një impianti të ri së bashku me kulla dhe pallate, ishte miratuar gjatë verës mes polemikave.
Megjithatë, zbatimi i tij është ndalur. Arsyeja kryesore lidhet me kostot e larta financiare që kërkonte realizimi i plotë i punimeve. Fondi i nevojshëm për nisjen dhe përfundimin e projektit konsiderohet shumë i madh.
Për pasojë, për momentin nuk pritet të ketë ndërhyrje në stadiumin ekzistues në Korçë.




