Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Te Partizani ndihen të vjedhur ndaj Vllaznisë, lëvizja e kryeqytetasve në FSHF

VETEMSPORT 17.09.2025 2 minutes read
IMG_9364

Në javën e tretë të Kategorisë Superiore, Vllaznia fitoi 4-1 ndaj Partizanit në stadiumin “Loro Boriçi”. Rezultati u përmbys pas dy penalltive të akorduara në favor të kuqebluve, të cilat u kundërshtuan nga lojtarët e Partizanit. 

Te klubi kryeqytetas ndihen të vjedhur dhe sipas “Panorama Sport”, të kuqtë kanë paraqitur ankesë në Federatën Shqiptare të Futbollit për episodet që, sipas tyre, ndikuan në ecurinë e ndeshjes. 

Takimi u gjykua nga arbitri Olsid Ferataj, ndërsa në dhomën e VAR ishte Enea Jorgji, i cilësuar më herët si “non grata” nga Partizani. 

Episodi vendimtar ndodhi në minutën e 32-të, kur skuadra e drejtuar nga Mladen Milinkovic kryesonte 0-1 dhe portieri Alban Hoxha kishte shmangur disa gola të sigurt. 

Penalltia e akordurar për Vllazninë pad ndërhyrjes së Jorgjit në VAR dhe ndryshimit të vendimit nga Ferataj, bëri që tensioni në fushë të rritej. Pas këtij momenti, ritmi i lojës ndryshoi dhe ndeshja humbi karakterin e saj si supersfidë. Për Partizanin u akorduan shtatë kartonë të verdhë gjatë 90 minutave. Nga ana tjetër, Vllaznia e mbylli takimin me tre lojtarë të ndëshkuar. Polemikat për gjykimin mbeten në qendër të diskutimeve pas këtij takimi. 

Për klubin kryeqytetas, vendimet arbitrare konsiderohen përcaktuese për rezultatin përfundimtar. Situata pritet të vlerësohet nga organet përkatëse të FSHF-së.

Post navigation

Previous: Vendimi, UEFA dënon klubin e Superiores
Next: ZYRTARE/ Maldini Kacurri surprizon me skuadrën e re, vishet kuqezi

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.