Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Trashi i “jep” fitoren Partizanit, Vora shtang Elbasanin. Shikoni renditjen

VETEMSPORT 19.10.2025 2 minutes read
Partizan

Java e shtatë e Superiores, është mbyllur me dy ndeshje shumë të luftuara.

Partizani triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Flamurtarit në transfertë, në sfidë me tension. Takimi shënoi debutimin e dy trajnerëve, Oltion Kërnaja për Partizanin dhe Francesco Moriero për Flamurtarin.

Të kuqtë ishin më kërkues në pjesën e parë, ku pas pesë minutash fituan një penallti, por pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi u ndryshua.

Skuka pati dy mundësi të pastra shënimi, ndërsa Flamurtari pa një gol të anuluar të Maksutit për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë u vendos në minutën e 63-të, kur një autogol i Lorenc Trashit i dha avantazhin Partizanit. Vlonjatët barazuan me Oshafin në fund, por goli u anulua për prekje me dorë gjatë aksionit. Fitorja i rikthen kryeqytetasit te tre pikët pas katër humbjeve radhazi dhe i ngjit në vendin e shtatë me 7 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund me vetëm dy pikë.

Në ndeshjen tjetër, Vora mori një fitore surprizë 2-1 ndaj Elbasanit në transfertë. Pas avantazhit të Qoses për vendasit, Daka dhe Karrica përmbysën rezultatin, duke i dhënë ekipit të Bellait fitoren që e ngjit në vendin e gjashtë me 10 pikë.

Elbasani mbetet në vendin e katërt me 11 pikë, duke pësuar humbjen e dytë radhazi.

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/Tvklan.al

Post navigation

Previous: VIDEO/ Pamje të shëmtuara! Tifozët e Elbasanit kalojnë rrethimin për tu përplasur me kundërshtarët
Next: Maguire bën heroin në “Anfield”, Liverpool në krizë. Feston Manchester United

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.