
Klubi i Bylisit ka njoftuar mbylljen e parakohshme të sezonit për portierin e sapoafruar, Ion Kristian Gurau.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Gurau ka pësuar një aksident, duke u dëmtuar në dorë me një xham, dëmtim i cili i ka prekur edhe një nga damarët. Pas ndihmës së parë dhe ekzaminimeve të specializuara, mjekët kanë bërë me dije se portieri do të ketë nevojë për një periudhë riaftësimi prej 4-5 muajsh.
NJOFTIMI i BYLISIT
Portieri ynë Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara.
Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në periudhë riaftësimi dhe ka mbyllur sezonin. FK BYLIS i gjendet pranë në këto momente dhe i uron shërim të shpejtë dhe kthimin sa më parë në fushat e blerta!




