Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

U afrua në verë, mesfushori “braktis” Partizanin

VETEMSPORT 17.09.2025 1 minute read
partizani

Arafat Doumbia zhvilloi ndeshjen e parë me Partizanin në transfertën ndaj Vllaznisë. Ai hyri në fushë në minutën e 60-të duke marrë vendin e Redon Ismailit dhe solli ndryshim në mesfushë.

Futbollisti 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë u pa aktiv dhe i dha më shumë siguri skuadrës në atë fazë të lojës. Në minutat shtesë, Doumbia pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të largohej nga fusha me probleme.

Pikërisht në ato momente, Vllaznia përfitoi dhe shënoi golin e katërt. Pas kontrollit mjekësor u konfirmua se mesfushori do të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër javë. Kjo periudhë do ta mbajë larg në tri ndeshje të rëndësishme të Superiores.

Partizani nuk do ta ketë në dispozicion kundër Elbasanit, në transfertën me Bylisin dhe në derbin ndaj Tiranës. Doumbia u bashkua me të kuqtë në fund të muajit gusht, duke treguar menjëherë nivel të lartë në stërvitje. Klubi kryeqytetas e afroi nga CR Belouizdad i Algjerisë, duke firmosur kontratë afatgjatë deri në vitin 2029 me opsion rinovimi.

Post navigation

Previous: Superiorja, shikoni renditjen pas ndeshjes së prapambetur
Next: LIVE Champions League/ Luhen 4 sfida, mësoni rezultatet në kohë reale

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.