
Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Ilirisë, në ndeshjen e prapambetur të Kategorisë së Parë.
Korçarët iu falën golave të Tayo dhe Çuçka, për të marrë tre pikë të rëndësishme. Bardhekuqtë rikthehen te fitorja, pas dy humbjeve radhazi.
SHIKONI RENDITJEN: https://vetemsport.com/kategoria-e-pare-renditja-pas-javes-12/
Sfida ishte planifikuar dy javë më parë, në Fushë Krujë, por nuk u luajt, për shkak të incidenteve, ku vendasit u akuzuan për dhunë ndaj kundërshtarëve.
Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet në krye me 37 pikë, ndërsa Iliria mban vendin e pestë me 22 pikë.





