Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Vlerësohet 300 mijë euro, Skënderbeu “fërkon duart”. Titullari drejt klubit legjendar

VETEMSPORT 27.07.2025 2 minutes read
Skenderbeu

Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr, mund të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e klubit prestigjioz të Al Ahly që militon elitën e futbollit egjiptian, dhe ka fituar plot 112 trofe.

Një klub legjendar, që ishte pjesë edhe e Botërorit të Klubeve që u zhvillua në Amerikë, ku barazoi pa gola në ndeshjen hapëse ndaj Inter Majemit të Leo Mesit, si dhe barazoi me rezultatin 4 me 4 kundër Portos. 

Paraqitjet pozitive të Nasr në elitën e futbollit shqiptar, duket se kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve egjiptian, që mund t’i japin një shans të artë në karrierë sulmuesit 25-vjeçar. 

LEXO EDHE: Shkëlqeu te Vllaznia, klubi i Superiores tenton transferimin e Bismark

Saleh Nasr ka arritur të regjistrojë 31 paraqitje në elitën e futbollit shqiptar, ku ka shënuar 11 gola si dhe ka dhuruar 3 asiste, ndërsa vlerësohet me 300 mijë euro në “Transfermarkt”. Mbetet për t’u parë me mjaft interes se si do të rrjedhin zhvillimet e merkatos për sa i përket të ardhmes së futbollistit egjiptian. 

25-vjeçari momentalisht është nën kontratë me Skënderbeun dhe po stërvitet rregullisht me skuadrën korçare, duke qenë në qendër të projektit për sezonin 2025-2026.

/Panorama Sport

Post navigation

Previous: Situatë e papritur tek Interi, Asllani bëhet problem për klubin
Next: Merret vendimi, zbulohet kapiteni i ri te Tirana

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.