
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Elbasanit, rrezikon të shtyhet. Supersfida e javës së 24-t, është programuar të luhet duke nisur nga ora 19:30.
Megjithatë, shiu i dendur dhe fusha e rënduar, mund të detyrojnë delegatët të shtyjnë ndeshjen.
Një vendim përfundimtar nuk është marrë ende, por pritet të vendoset brenda pak minutash.
Arbitrat dhe delegatët kanë zbritur në fushë, për të shikuar gjendjen e fushës, para se të vendosin nëse ndeshja do të luhet apo jo.




