Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Vllaznia shumë e fortë për Egnatian, kampionët shohin “makthe”

VETEMSPORT 22.08.2025 2 minutes read
gurishta martini

Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin 2025-2026. Shkodranët triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj kampiones në fuqi, Egnatias.

Kuqeblutë ishin më kërkues nga fillimi përballë publikut të tyre dhe u shpërblyen shumë herët. Në minutën e 18-të, Erdenis Gurishta përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Dajsinani dhe ia doli të shënojë më kokë.

Ky gol bëri që të shpërthejë festa në stadiumin “Loro Boriçi” dhe rriti entuziazmin, raporton Cna. Në minutën e 23-të, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini shpërtheu në protesta ndaj arbitrit për një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe si pasojë e kësaj u ndëshkua me karton të kuq.

10 minuta më vonë, Bekim Balaj kishte rastin e artë për të dyfishuar shifrat, por gaboi gjithçka nga pika e penalltisë, duke gjuajtur jashtë.

Fraksioni i parë u mbyll 1-0, ndërsa i dyti nisi menjëherë me gol. Në minutën e 49-të, ishte Melos Bajrami që përfitoi nga një krosim në zonë dhe ia doli ta ndalë në fundin e rrjetës.

Gjithçka u bë më e vështirë për Egnatian në minutën e 56-të, kur Votlai i sapofutur në fushë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e tij në inferioritet numerik.

Gjini iu afrua golit të tretë pak minuta më vonë, ndërsa Fernando në vazhdim të aksionit në krahun tjetër, u shfaq i vetëm me portierin Aron Jukaj, por gardiani shkodran devijoi në këndore.

Portieri kuqeblu ishte vendimtar edhe ndaj një gjuajtje të Jahaja, të cilën e devijoi në këndore. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Vllazninë që shijon tre pikët e para të kampionatit.

Egnatia e nis me vështirësi të mëdha sezonin, ku duket se do të kenë probleme të shumta, për shkak të ndryshimeve të bëra në ekip, ku kanë larguar shumicën e lojtarëve që u shpallën kampionë.

Post navigation

Previous: Gol, karton i kuq dhe penallti e humbur! Mbyllet pjesa e parë  
Next: Humbja me Vllazninë, Tetova shpërthen ndaj gjyqtarit: Nuk e di ku e gjetën

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.