
Barazimi në shtëpi ndaj Prishtinës së Re ka rezultuar fatal për teknikun e Dukagjinit, Ndue Përgjokaj.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës së vlefshme për javën e 26-të të Superligës së Kosovës, drejtuesit e klubit nga Klina kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin, duke parë ecurinë negative të skuadrës.
Përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, Dukagjini konfirmoi largimin e Përgjokajt, duke e falënderuar atë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar.
Rezultatet e fundit e kanë zbritur ekipin në vendin e gjashtë me 34 pikë, duke e përfshirë në “vallen” e mbijetesës.







