
Sulmuesi nga Liberia, Emanuel Ernest, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin e Tiranës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
25-vjeçari u rikthye te bardheblutë gjatë merkatos së dimrit, por aventura e tij zgjati shumë pak. Ernest bëhet largimi i parë nga skuadra që pas marrjes së drejtimit nga trajneri Orges Shehi.
Futbollisti deklaroi se zgjidhja e kontratës ishte rruga më e mirë për të dyja palët në këtë moment të sezonit. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër, kontributi i tij kryesor ishte një asist për golin e fitores në Kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut.
Tashmë lojtari është një futbollist i lirë dhe mund të negociojë me klube të tjera për të ardhmen e tij. Ky largim vjen në një kohë kur Tirana po kalon një krizë rezultatesh me katër humbje radhazi në kampionat. Klubi pritet të bëjë lëvizje të tjera për të përmirësuar gjendjen e skuadrës në vazhdim të garës.







