Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

6 gola dhe karton i kuq! Egnatia “tremb” Vllazninë, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 09.03.2026 1 minute read
egnatia

Egnatia triumfoi 4-2 ndaj Teutës, në ndeshjen e javës së 27-të në Superiore. Një përballje spektakolare në Rrogozhinë, ku festa në fund ishte për vendasit.

Durrsakët e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën avantazhin në minutën e 25-të me Zhongon. Megjithatë, Egnatia përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë.

Albanese barazoi në minutën e 40-të, pas një gafe te portierit Selmani, ndërsa Adjessa shënoi të dytin në minutën e tretë shtesë.

Në fraksionin e dytë, Teuta riktheu baraspeshën me Maçollin nga penalltia në minutën e 54-t.

Norka Security

Bregdetarët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 79-të, pas kartonit të kuq për Kotobellin. Vetëm një minutë më vonë, Buric riktheu avantazhin për vendasit.

Ndeshjen e vulosi Fernando, i cili shënoi të katërtin në minutën e 93-të.

Me këtë sukses, Egnatia mban vendin e tretë me 49 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë dhe dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese, me të cilën përballet javën e ardhshme.

Teuta renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë të grumbulluara.

RENDITJA: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Post navigation

Previous: Partizani me hap kampioni! Nxjerr Dinamon jashtë “Final Four”, shikoni renditjen
Next: E zbulon FIFA, Silvinjo i merr lojtarin Kosovës

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.