
Partizani ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit anësor belg, Sekou Sidibe. 24-vjeçari është prezantuar sot nga drejtori sportiv Agim Ibraimi, duke nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Sidibe është formuar si futbollist në akademinë e klubit holandez PSV Eindhoven dhe ka përfaqësuar Belgjikën në ekipet kombëtare të moshave nga U-15 deri në U-19.

Gjatë karrierës së tij, ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Universitatea Craiova në Rumani, ndërsa së fundmi ishte pjesë e La Louvière në kampionatin belg. Marrëveshja e re me “Demat e Kuq” parashikon një bashkëpunim prej një viti e gjysmë.




