
Besëlidhja ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë, një javë para fundit.
Skuadra lezhjane triumfoi pastër 3-0 në shtëpi ndaj Shirokës, për të prerë biletën e ngjitjes në Grupin A, të Kategorisë së Dytë.
Kur duhet dhe një javë nga fundi, Besëlidhja mban vendin e parë me 51 pikë, plot gjashtë pikë më shumë se Sopoti i vendit të dytë.
Sa i përket ndeshjes, golat u shënuan nga Hila, Akansase dhe Fusha. Skuadra nga Lezha e nisi sezonin me objektiv ngjitjen, pas një merkatoje me emra të mëdhenj.
Skuadra e Besëlidhjes pritet të jetë pretendente edhe në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.




