
Finalja e Kampionatit Mineiro në Brazil, mes Cruzeiro dhe Atletico Mineiro u shënua nga një episod i pazakontë që përfundoi me një numër rekord prej 23 kartonësh të kuq.
Në minutat e fundit të ndeshjes, një përplasje në fushë mes lojtarëve çoi në një situatë të tensionuar që përfshiu futbollistë nga të dy skuadrat. Gjithçka nisi pas një ndërhyrjeje të portierit të Atletico Mineiro, Everson, ndaj mesfushorit kundërshtar Christian.
Pas këtij momenti, lojtarët u përfshinë në përplasje dhe debat në mes të fushës. Arbitri u detyrua të ndëshkonte disa lojtarë, duke nxjerrë gjithsej 23 kartonë të kuq.
Ky numër tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 22 kartonësh të kuq, të regjistruar në vitin 1954 në një ndeshje mes Portuguesa dhe Botafogo.
Situata kërkoi edhe ndërhyrjen e forcave të sigurisë për të rikthyer qetësinë në stadium.







