
Klubi i Tiranës ka ruajtur një standard të lartë në tregun e transferimeve pas afrimit të fundit të Rijad Kobiljar.
Mesfushori boshnjak vlerësohet rreth 300 mijë euro në “Transfermarkt”, duke rritur vlerën totale të ekipit në 5.3 milionë euro. Bilanci i merkatos dimërore rezulton mjaft pozitiv, me një rritje prej 1.55 milionë eurosh në vlerën e aseteve të klubit.
Ndonëse u larguan 13 lojtarë, dhjetë afrimet e reja vlerësohen në total me rreth 3.125.000 euro. Kjo strategji tregon se Tirana ka fituar jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë sportiv.
Në fushën e blertë, bardheblutë po tregojnë një formë të shkëlqyer gjatë vitit 2026 me rezultate pozitive. Deri më tani, ekipi numëron tre fitore dhe dy barazime, duke u shkëputur nga rivalët për mbijetesë.
Të larguar: Fernandez, Soler, Valerianos, Ismajli, Gjumsi, Tola, Dembele, Patsatsia, Ziad, Kozi, Eliton Zhunior, Abah, Mensah
Vlerësimi në total sipas “transfermarkt”: 1.575.000 euro
Të afruar: Alvarez, Mysloviç, Bekaj, Kresiç(huazim), Xhixha, Ernest, Kortes, Kobiljar, Halili(huazim), Kuka
Vlerësimi në total: 3.125.000 euro
Bilanci: +1.55 milionë euro
Vlera totale e ekipit: 5.3 milionë euro





