
Andrea Pirlo është rikthyer në stol. Tekniku italian ka marrë drejtimin e skuadrës së United FC.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra e Emirateve të Bashkuara nëpërmjet një postimi ku prezantohet 46-vjeçari.
“Një legjendë e vërtetë merr drejtimin e klubit! Jemi krenarë të njoftojmë Andrea Pirlon si trajner të ri të United FC. Me vizionin, pasionin dhe mentalitetin e tij fitues, fillon një kapitull i ri. Mirë se vini në Dubai, Z. Pirlo”, shkruan ekipi i Emirateve të Bashkuara në faqen zyrtare.
Pas aventurave si trajneri i Juventusit, Karagumruk dhe Sampdorias, kjo do të jetë e katërta aventurë e Pirlos në stol.