
Nazmi Gripshi ka fituar një trofe shumë të rëndësishëm në Kazakistan. Futbollisti i Kombëtares është shpallur sulmuesi më i mirë, i cili kështu ka fituar edhe trofeun e “Golashënuesit të Vitit 2025” në Premier League-n kazake.
28-vjeçari ka bërë paraqitje fantastike me FC Astana në kampionatin kazakistan, ku ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar edhe 7 asiste në 26 ndeshje në kampionat, duke kontribuar kështu për Astanën.
Kujtojmë se Nazmi Gripshi pak muaj më parë siguroi për herë të parë ftesën e Sylvinhos për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Debutoi me Kombëtaren shqiptare në miqësoren me Jordaninë, ku kuqezinjtë fituan 4-2.






