Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Arsenal perfekt në Champions, shkruhet historia

VETEMSPORT 04.11.2025 1 minute read
Arsenal

Arsenali vazhdoi ecurinë perfekte në Ligën e Kampioneve duke mposhtur Slavia Pragën 3-0 në transfertë dhe duke barazuar rekordin e klubit me tetë ndeshje radhazi pa pësuar gol.

Saka zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të me penallti, ndërsa Merino realizoi dy herë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren. Londinezët dominuan në çdo aspekt të lojës dhe arritën të ruajnë një tjetër “clean sheet” falë organizimit të mbrojtjes.

Në fund, debutoi edhe 15-vjeçari Max Dowman, që u bë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampioneve.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Napoli barazoi 0-0 me Eintracht Frankfurt në “Diego Armando Maradona”. Pavarësisht dominimit në lojë, italianët nuk arritën të gjenin rrugën e golit, ndërsa gjermanët u përqendruan te mbrojtja.

Të dyja skuadrat ndajnë tani nga katër pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa për Napolin dueli i radhës ndaj Qarabagut pritet të jetë vendimtar për vazhdimin e tyre në turne.

Post navigation

Previous: E papritur/ Vendi i katërt në renditje, trajneri i Superligës jep dorëheqjen
Next: Pritjes i vjen fundi, De Rossi rikthehet në stol

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.