Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

Asllani nuk kursehet, thumbon Interin në distancë

VETEMSPORT 31.08.2025 2 minutes read
IMG_8975

Kristjan Asllani ka debutuar sot me Torinon në Serinë A përballë Fiorentinës, duke bërë një ndeshje të mirë, edhe pse me shumë detyra mbrojtëse. Por lojtari ishte i lumtur për atë që kishte dhënë, siç shpjegoi për “Sky Sport” pas sfidës, duke theksuar se me Baronin tani do të kishte mundësi të mësonte edhe nga gabimet, një thumbin ky edhe për Interin.

“Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte vërtet dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej në çdo mënyrë. Sot ishim një ekip, nga fillimi deri në fund, duke vuajtur. Sipas mendimit tim, jemi një ekip i mirë, i aftë të ketë një sezon të madh, por duhet të luftojmë. Jemi të kënaqur me barazimin, ndoshta meritonim edhe pak më shumë”, tha fillimisht ai.

Sa larg mund të shkojë Torino?
Ekipi është i fortë dhe mund të arrijë shumë. Duhet të përmirësojmë në pasimin e fundit dhe përpara portës. Nuk jemi zhbllokuar, por na duhen gola. Kemi një repart të shkëlqyer sulmues dhe emra që si Zapata, kur të kthehen, do të na ndihmojnë jashtëzakonisht.

A mendoni se jeni në sezonin e testimit? A jeni gati të merrni më shumë përgjegjësi?
Patjetër, përndryshe nuk do të kisha ardhur. Jam i lumtur që jam këtu dhe ndihem gati për të luajtur. Të jem titullar që në javën e dytë të ndeshjes është diçka që më ka munguar. Te Interi megjithatë, ka një ekip shumë të fortë; i falënderova të gjithë pasi më ndihmuan. Tani është Torinon dhe duhet të marr përgjegjësi, më shumë në mbrojtje sot sepse më duhej të markoja Gudmundson. Tani do të shkoj në ekipin kombëtar, pastaj do të kthehem për të punuar më shumë.

Cilat ishin kërkesat e para të Baronit?
Trajnerit i pëlqen futbolli sulmues, ashtu si mua, por pamë që Fiorentina kishte dy sulmues dhe luajtëm duke markuar një kundër një. Më pëlqen trajneri; përballja me Lacion vitin e kaluar ishte e vështirë, tani me të mund të rritem, të mësoj dhe madje edhe të bëj gabime.

Post navigation

Previous: Dinamo tregon forcën, Vllaznia zbret me këmbë në tokë
Next: Nuk paguante lojtarët, klubi dënohet me -94 pikë në renditje

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.