Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Asllani përballet me surprizën, trajneri i Torinos: Nuk do të jetë me ne!

VETEMSPORT 24.08.2025 2 minutes read
ASLLANI

Kristjan Asllani do të duhet të presë për të veshur fanellën e Torinos, pasi Interi nuk do të plotësojë në kohë dokumentacionin që mesfushori të luajë kundër zikaltërve në javën e parë të Serisë A.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë trajneri i Torinos, Marco Baroni, i cili duke folur para mediave për ndeshjen që luan ndaj Interit të hënën, ka konfirmuar se Asllani do të ishte spektator në duelin në ”San Siro”.

“A do jetë jashtë? E saktë!”, tha fillimisht ai, duke përmendur më pas përsëri mesfushorin që e cilëson tashmë pjesë të ekipit, kur foli për minutazhin e Ngonge dhe për merkaton që kishte bërë klubi.

“Ngonge ka mundësinë e madhe, ka qenë në një ekip të madh, ka punuar përkrah kampionësh dhe ka fituar një titull kampion. Tani ka mundësinë për të luajtur që nuk e kishte më parë, pres shumë nga ai pasi Ngonge dhe Asllani e kanë kërkuar këtë mundësi. Kush do të hyjë në një ekip, e vendos këtë si aspekt kryesor dhe ne vetëm mund të përfitojmë nga kjo situatë.

Merkato? Pasi u largua Riçi erdhi një lojtar me karakteristika të ngjashme si Asllani. Kemi marrë lojtarë me motivim, lojtarëve u nevojitet gjithmonë fusha dhe besojnë te ky projekt”, vijoi Barone.

Më pas, trajneri foli edhe për Ardjan Ismajlin, i cili do të jetë mungesa e madhe e Torinos në startin e këtij kampionati. “Ai do të bëjë kontrolle të reja të martën, por që tani po punon. Pas pauzës së Kombëtareve mund të kthehet. Asllani nuk do të jetë me ne, nuk ka mungesa të tjera”, tha trajneri i Torinos.

/Panorama Sport

Post navigation

Previous: Manchester United harron si fitohet
Next: Nis festa në kryeqytet, Partizani gjen avantazhin

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.