Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

“Bllokohet” merkato e Partizanit, situata e të kuqve

VETEMSPORT 29.07.2025 2 minutes read
Partizani

Partizani ka pasur katër afrime deri tani. Tre sulmues dhe një mbrojtës mund të quhen pak në krahasim me largimet e bëra. Të kuqtë po studionin tregun, në rast se do të kalohej turi i parë i Ligës së Konferencës.

Dështimi në Europë dhe largimi i trajnerit Gega më pas, ka bërë që Partizani të mos nxitohet për transferimin e lojtarëve. Ka mbetur dhe rreth një muaj nga mbyllja e merkatos. Nevojat aktualisht shfaqen nga mbrojtja në sulm. Krahu i djathtë i repartit difensiv nuk shfaq alternativa natyrale me përjashtim të Karlos Martinez.

LEXO EDHE: Shitje e bujshme! Klubi i Kategorisë së Dytë në Shqipëri arkëton 550 mijë euro

Në anën tjetër ka pasur largime të mesfushorëve, por jo afrime. Me largimin e Zekës në korrik, si dhe dëmtimin e Kekos, Partizani po ashtu shfaq nevojë për përforcimin e repartit të sulmit. “Demat” ndërkohë nuk kanë shitur asnjë lojtar këtë verë, ndryshe nga vitet e kaluara. Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia për të pasur lëvizje të tjera në dalje.

Çfarë e mban peng tani merkaton është edhe trajneri i ri. Nëse nuk do të ketë ndonjë afrim surprizë më parë, atëherë pritet që fillimisht tekniku të tregojë nevojat e tij për t’u plotësuar. Sido të jetë, në fund te Partizani janë të vendosur për të përforcuar grupin.

/Panorama Sport

Post navigation

Previous: Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave
Next: Shitje e bujshme! Klubi i Kategorisë së Dytë në Shqipëri arkëton 550 mijë euro

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.