Partizani regjistroi një fitore dramatike ndaj Bylisit, me rezultatin 2-1, në transfertë.
Të kuqtë e nisën ndeshjen me vështirësi të mëdha dhe u ndëshkuan në minutën e 30-të, kur Sandeu i dha avantazhin ballshiotëve.
Pjesa e dytë ishte e qetë, deri në minutat e fundit. Toma barazoi shifrat në minutën e 81-të, ndërsa Human realizoi golin e përmbysjes në minutën e 91-të.
Me këtë sukses, Partizani mban vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.







