Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Çudia në listë! Debutimi i trajnerit të ri, ylli i Partizanit nuk grumbullohet

VETEMSPORT 08.08.2025 2 minutes read
part

Pas miqësoreve të ekipit kombëtar U-19 kundër Italisë, tashmë është radha e kuqezinjve U-17 të përballen me bashkëmoshatarët axurrë.

Trajneri Fatjon Tafaj do të debutojë në pankinën e kombëtares U-17 me dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në Coverciano të Italisë, më 11 dhe 13 gusht. Për këto sfida, tekniku shqiptar ka grumbulluar 22 lojtarë, 3 prej të cilëve portierë, 9 mbrojtës, 5 mesfushorë dhe 5 sulmues.

Skuadra është rinovuar me emra të rinj, ndryshe nga kualifikueset dhe finalet e fundit të Europianit për këtë grupmoshë.

Të gjithë lojtarët janë të vitlindjes 2009 dhe vijnë si nga klubet shqiptare, ashtu edhe nga akademitë e klubeve të njohura europiane si Inter, Tottenham, Fiorentina, Bologna, Empoli etj. Ajo që bie në sy, është mungesa e Elson Himallarit. Sulmuesi 16-vjeçar i Partizanit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit, por nuk figuron në listën e Shqipërisë.

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin nesër direkt në Itali, ku do të zhvillojnë edhe përgatitjet për dy sfidat kundër Italisë.

Sfidat kundër axurrëve janë një test i mirë në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë, ku Shqipëria bën pjesë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.

Post navigation

Previous: Mandela nuk u shit për 1.2 milionë euro, “digjet” Luzi
Next: Godet klubi i Superiores, firmos lojtari i Kombëtares. Vjen nga Lecce

Të ngjashme

egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.