Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Ballist Morina ka një thirrje për lojtarët

VETEMSPORT 09.10.2025 2 minutes read
IMG_9679

Tri ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, Ballist Morina, personi që në vitin 2014 ngriti dronin me flamurin kombëtar në stadiumin e Beogradit, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke i bërë thirrje lojtarëve kuqezi që të mos bëhen pjesë e asaj që ai e quan “maskaradë e përgatitur”.

Në një mesazh drejtuar veçanërisht kapitenit Berat Gjimshiti, Morina kërkon që futbollistët të sillen si profesionistë dhe të mos lejojnë që, sipas tij, “forca të jashtme” të ndikojnë në rezultatin e përballjes. Ai kujtoi edhe ndeshjen e vitit 2015 në “Elbasan Arena”, duke aluduar se “ishte vendosur më parë me një vendim politik”.

“Ndeshja e 8 tetorit 2015 u vendos me VKM, ndërsa unë isha ‘neutralizuar’ me pretekstin e qetësisë publike. Sot historia përsëritet. Dordolecët e çifutit ndërkombëtar në Tiranë dhe Beograd kanë vendosur gjithçka paraprakisht, rezultatin dhe mënyrën si do të rrjedhë loja,” shkruan ai.

Morina e quan këtë përballje “një shfaqje teatrale kukullash” dhe thotë se “sportdashësit e të dy vendeve po mashtrohen”, ndërsa i bën thirrje futbollistëve shqiptarë që të ruajnë integritetin e tyre.

“Mos u bëni pjesë e kësaj poshtërsie. Ju mbani mbi supe një fanellë që nuk është dosido. Ruani dinjitetin tuaj si njerëz dhe si profesionistë, mos lejoni që t’ju përdorin për skenarë të gatitur,” shton Morina.

Në fund të reagimit të tij, Ballist Morina kujton se dikur ishte kritikuar si “nxitës i urrejtjes” dhe “përzierës i politikës me sportin”, por thekson se sot, sipas tij, “koha ka treguar të kundërtën”.

“Dikur më quanin prishës të marrëdhënieve ndërshtetërore. Sot, për të njëjtët, kam vetëm një pyetje: a jemi live … e dini vetë!”, përfundon ai me tone ironike.

/OraNews

Post navigation

Previous: “Është anti-shqiptar”, shpërthejnë kritikat për arbitrin e Serbi-Shqipëri
Next: Flamuj dhe bluza të UÇK, policia serbe arreston shqiptarin. Çfarë po planifikohej për Serbi-Shqipëri

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.