Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Duka flet pa doreza: Këto dy ekipe nuk i doja në short

VETEMSPORT 20.11.2025 2 minutes read
duka-ne-short-2

Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, FSHF u përfaqësua nga Presidenti Armand Duka dhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

Shqipëria do të përballet në gjysmëfinale me Poloninë, dhe në rast suksesi, në finale do të luajë ndaj ekipit fitues të çiftit Ukrainë/Suedi.

Presidenti Duka foli për fshf.org dhe komentoi shortin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se është shumë i lumtur që Kombëtarja ishte pjesë e play-off-it dhe shtoi se të gjitha ekipet janë të forta. Presidenti Duka nënvizoi se fokusi maksimal duhet të jetë fillimisht te ndeshja e parë ndaj Polonisë.

Polonia? – E para, jam shumë i lumtur që jemi në short për play-off të Kupës së Botës. Nuk prisja që të kishte ndonjë dhuratë. Janë të gjithë ekipe të forta. Në vazon e dytë kundërshtarët e mundshëm për mua ishin të gjithë të fortë. Polonia është një skuadër me të cilën kemi luajtur në 2-3 vitet e fundit. Gjithsesi është shumë e fortë, me një nga yjet e futbollit europian. Por, ne do të tentojmë shanset tona. Duhet të përqendrohemi maksimalisht te Polonia dhe të shpresojmë për ta kaluar.

Finalja e mundshme, ndaj Ukrainës ose Suedisë? – Unë nuk kam pasur asnjë lloj dëshire që para se të vinim se kë nga katër kundërshtarët e vazos së dytë do të doja në grup. Ashtu siç erdhën punët në short, nuk do më pëlqente vazo e parë, që ishte një ndeshje në Uells dhe e dyta kundër një kundërshtari të mundshëm si Italia. Të tjerët më duken të gjithë shumë të fortë. Ne në letër nuk jemi skuadra favorite për ta kaluar këtë play-off, por gjithsesi do të bëjmë maksimumin. Futbolli nuk është matematikë, është lojë që ka shumë të papritura, ka emocione dhe unë shpresoj shumë që ne t’i dhurojmë sportdashësve tanë emocione pozitive.

Post navigation

Previous: E çuditshme! Shqipëria mund të luajë dy ndeshje në Poloni, ja arsyeja
Next: Shifrat/ Dueli ndaj Polonisë, Shqipëria “humb mundësinë” për Botëror

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.