Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Duro dhe Mezani, kandidatë për stolin e klubit të Superiores

VETEMSPORT 30.09.2025 2 minutes read
MixCollage-30-Sep-2025-04-21-PM-4000

Flamurtari nuk ka nisur mirë sezonin në Superiore, pasi pas pesë javësh nuk ka siguruar ende asnjë fitore. Skuadra ka grumbulluar vetëm dy pikë dhe aktualisht ndodhet në vendin e parafundit në renditje.

Performanca në fushë nuk ka qenë bindëse, ndërsa trajneri Carlos Garcia ende nuk ka gjetur mënyrën për të nxjerrë ekipin nga kjo situatë.

Presidenti Sinan Idrizi ka zhvilluar një takim me lojtarët, ku ka kërkuar më shumë përqendrim dhe seriozitet në çdo ndeshje. Humbja e fundit me Egnatian në Vlorë ka shtuar pakënaqësinë brenda klubit. Idrizi nuk ka kursyer kritikat për lojtarët, duke kërkuar reagim të menjëhershëm.

Përballja e radhës ndaj Dinamos shihet si shumë e rëndësishme për të ndryshuar ecurinë. Një fitore do të ishte thelbësore për të rikthyer besimin dhe atmosferën pozitive në skuadër.

Sa i përket trajnerit, ndeshja me Dinamon është vendimtare. Në rast se nuk fiton as këtë herë, shkarkimi do të jetë i menjëhershëm. Në kampin vlonjat po shqyrtohen emra të mundshëm për zëvendësimin e Garcias.

Në tregun vendas janë përfolur emrat e Shpëtim Duros dhe Gentjan Mezanit, ndërsa një alternativë e jashtme mund të jetë trajneri italian Françesko Moriero, i cili ka drejtuar më parë Dinamon dhe së fundmi Laçin.

Post navigation

Previous: E bujshme/ Klubi i Superiores shpall “non grata” arbitrin, zbulohet ankesa në FSHF
Next: Java e gjashtë, zbulohet axhenda e Kategorisë së Parë. Datat dhe ndeshjet

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.