Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Dy gola të shënuar, mbyllet Pisa-Inter

VETEMSPORT 30.11.2025 1 minute read
lautaro

Interi u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi. Zikaltërit triumfuan 2-0 në transfertë ndaj Pisa-s, në duelin e javës së 13-të në Serinë A.

Pjesa e parë ishte e balancuar, me të dyja skuadrat që nuk krijuan raste të pastra. Inter u mbështet te goditjet standarde, por Acerbi dhe Martinez nuk shfrytëzuan dy topa të saktë të Çalhanoglu.

Pisa pati rastin më të mirë me Piçininin, i cili goditi jashtë. Pas pushimit, vendasit rrezikuan sërish me Nzolën, që gaboi në moment vendimtar.

Inter përfitoi në minutën e 69-të, kur Lautaro Martinez shënoi me një gjuajtje të menjëhershme pas asistit të Pio Espositos. Argjentinasi vulosi suksesin me golin e dytë në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e tretë me 27 pikë, ndërsa Pisa renditet e 18-ta me 10 pikë.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Mesazh Silvinjos! Goli i 10-të sezonal, sulmuesi i Kombëtares nuk di të ndalet
Next: Klubi i Superiores jep lajmin e dhimbshëm, ndërron jetë lojtari 15-vjeçar

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.