
Teuta mori fitoren e parë sezonale në Superiore, pasi mposhti minimalisht ndaj Dinamos, në ndeshjen e prapambetur nga java e parë.
Durrsakët iu falën një goli të shënuar nga Blerim Kotobelli në minutën e 23-të, për të marrë 3 pikët.
Bregdetarët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 16-të, pasi Vidal u ndëshkua me të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Qefaliajt.
Në minutën e 57-të, me 10 lojtarë mbeti edhe Dinamo, pasi me të kuq u ndëshkua edhe Nani për faull ndaj Përgjonit.
Me këtë sukses, Teuta mban vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Dinamo renditet i shtati me tre pikë.