Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Humbja me Teutën, Ilir Daja nuk përmbahet pas ndeshjes

VETEMSPORT 17.09.2025 3 minutes read
bandicam-2025-09-17-17-17-20-879

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja u shfaq i pakënaqur pas ndeshjes, ku skuadra e tij u mposht minimalisht ndaj Teutës.

“Jam rikthyer se klubi pagoi detyrimet financiare, nuk jam kthyer se më ka folur ndonjë Komision.

Po të filloj të justifikohem, do kem kundër të gjithë opinionin, por në fund fare, Teuta e meritoi për shkak të sakrificës dhe dëshirës që kishin për të marrë rezultatin. Nuk kam asgjë me të. Fakti që nëse janë bërë më shumë se 12 minuta lojë efektive, këtë i thashë kryesorit, as pse nxori të kuq e të verdhë. I thashë duam të luajmë futboll, me 12 minuta lojë efektive nuk kemi çfarë bëjmë. Ai më tha nuk e ju e keni në dorë. Unë kam në dorë ekipin tim, nëse ekipi im shtrihet në tokë, heq topin…

Por të kaloj te ekipi im. Kur doli lojtari më karton të kuq, në vend të rritnim ritmin, ne bëmë sikur e fituam ndeshjen. Ndeshja ndonjëherë bëhet më e vështirë me një lojtar më shumë se kundërshtari zbret e duhet të ruash ekuilibrat që të mos të kapë në hapësira boshe. Nuk shtuam një marsh më shumë. Ishim në kushte të barabarta se kemi luajtur të dy ekipet të dielën. Kërkuam të ndryshonim në pjesën e dytë, krijuam volum, por në fund ne trajnerët duhet t’i çojmë në zonën e golit, pastaj është aftësia individuale për të shtyrë topin në rrjetë apo jo. Kishim rastet tona u përpoqëm me të gjitha mënyrat, por duket që po na mungon prania e Guindos apo eksperienca jo e madhe e Hekuran Berishës, për të bërë atë që bënin vjet Itodo dhe Zabërgja.

Kishte situata, por jo me rrezikshmëri. Ajo që duhej të bënim, ishte të bënim të njëjtën gjë kur humbnim ne topin. Se një nga armët e futbollit bashkëkohor, është tranzicioni negativ, jo për t’u kthyer poshtë linjës, por për ta fituar sa më shpejt topin. Nuk e kam vetëm për Dinamon por për futbollin në tërësi, mund ta kishin kursyer Dinamon dhe Teutën, se mund të bënim ndeshjet të shtunën a të premten e kishim energji, në tre ditë është e vështirë.

Lodhje nga Europa? Besoj që jo, se ajo ndërprerje e Kombëtares na bëri mirë për të akumuluar disa energji, por na uli ritmin që kishim nga Europa. Sot nuk është se u panë shenja lodhje. Lojtarët kishin gjendjen dhe ritëm deri në mbyllje të ndeshjes. Problemet e tjera ishin më shumë të tipit të strategjisë që duhej të përdornim kur ishim me një lojtar më shumë.

Hekuran Berisha është një lojtar që ka të ardhme të mirë sepse ka potencial individual goxha të mirë. Vjen nga një kampionat që është i barabartë me kampionatin tonë, ai i Kosovës, me gola të shënuar atje. Por në zona të vogla ka akoma vështirësi të veprojë se është edhe shtatlartë. Ne nuk përdorim shumë lojën me krosime, se edhe lojtarët e Teutës janë shtatlartë. Ndaj nuk ishte ndeshje për të”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

Post navigation

Previous: Dy kartonë të kuq, një gol vendos Teuta-Dinamo
Next: E BUJSHME/ Spanja mendon bojkotin e Botërorit, kërkohet dënimi i Izraelit

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.