
Silvinjo surprizon listën e Kombëtares! Teksa opinionin sportiv priste rikthimin e emrave si Anis Mehmeti apo Ernest Muçit për ndeshjen vendimtare ndaj Polonisë në “Play-off”-in e Botërorit, trajneri brazilian ka marrë një vendim tjetër. I përzgjedhuri i tij për krahët e sulmit është Taulant Seferi.
Kumanovari po kalon një formë të jashtëzakonshme në ligën e dytë turke me fanellën e Bodrum FK, duke qenë një pikë referimi për skuadrën e tij.
Statistikat flasin vetë: në 26 ndeshje të luajtura këtë edicion, Seferi ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asiste, shifra që e kanë bindur stafin teknik të Kombëtares se ai është gati për të dhënë kontributin e tij në këtë sfidë jetike.
Ndeshja ndaj Polonisë në mars nuk pranon gabime dhe zgjedhja e Silvinjos duket se favorizon lojtarët që po gëzojnë vazhdimësi dhe ritëm ndeshjesh, një element që Seferi e ka përforcuar maksimalisht në muajt e fundit.






