
Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës që luan për Hoffenheim, është duke bërë një sezon të shkëlqyer në Bundesligën gjermane.
Interesim për të kanë shprehur Bayern Munich, Barcelona dhe Borussia Dortmund. Sipas gazetarit Ekrem Konur, dy klube të Premier League anglezë janë gjithashtu në gjurmët e talentit 23-vjeçar.
Këto klube nga Anglia posedojnë fuqi financiare të konsiderueshme për të konkurruar në blerjen e tij. Hoffenheim ka vënë një çmim fillestar prej 50 milionë euro për transferimin e lojtarit.
Ky çmim pritet të rritet për shkak të interesimit të gjerë dhe konkurrencës së lartë mes klubave. Situata e transferimit të Asllanit është duke u bërë gjithnjë e më komplekse.





