Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

E bujshme/ Klubi i Superiores shpall “non grata” arbitrin, zbulohet ankesa në FSHF

VETEMSPORT 30.09.2025 2 minutes read
kreshnik-cjapi

Elbasani ka shpallur zyrtarisht “non grata” gjyqtarin Kreshnik Cjapi, pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës në “Elbasan Arena” që përfundoi 0-0, sipas “Panorama Sport”.

Klubi ka reaguar ashpër për vendimet e arbitrit, duke theksuar se janë evidentuar 13 raste të gabimeve në dhënie ose mosdhënie faulli në dëm të skuadrës. Sipas Elbasanit, këto vendime kanë ndikuar në ritmin e lojës dhe kanë ulur kohën efektive të ndeshjes. Në ankesën e dorëzuar në FSHF, theksohet se arbitri nuk ka arritur standardin e kërkuar për një ndeshje të Superiores.

Verdheblutë kanë rikujtuar edhe një episod të ndodhur në javën e dytë kundër Egnatias. Atëherë, Cjapi anuloi një gol të Elbasanit pas ekzekutimit të një penalltie, duke akorduar faull indirekt në vend që të urdhëronte përsëritjen e goditjes. Klubi shprehet se ky vendim ishte në kundërshtim me rregulloren ndërkombëtare të FIFA-s.

Elbasani e sheh këtë si përsëritje të gabimeve që dëmtojnë garën dhe ndikojnë në barazinë e kampionatit. Për këtë arsye, kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse të futbollit shqiptar. Ndërkohë, edhe pse kanë dërguar më herët një kërkesë për sqarime pas ndeshjes në Rrogozhinë, këtë herë klubi kërkon masa konkrete ndaj gjyqtarit. Pavarësisht polemikave, Elbasani vazhdon të mbetet në krye të renditjes.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Një tjetër trajner i larguar në Shqipëri, jep dorëheqjen pas humbjes
Next: Duro dhe Mezani, kandidatë për stolin e klubit të Superiores

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.