
Italia ka mbetur jashtë Kupës së Botës, por ende ka një shpresë. Sipas raportimeve të fundit, Irani mund t’i lërë vendin kombëtares axurre në Botëror.
Irani siguroi kualifikimin, por shkak të luftës dhe situatës gjeopolitike, gjasat janë që pjesëmarrja në Botëror të anulohet, si shenjë proteste.
Në rast se Irani nuk shkon, vendin mund ta marrë pikërisht Italia. Me një histori të pasur, prestigj ndërkombëtar dhe një renditje të lartë mes skuadrave të pakualifikuara, Italia shihet si opsioni më i mundshëm.







