Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

E bujshme/ “Mbështes Hajdukun”, Dinamo reagon ashpër ndaj Ervin Bulkut

VETEMSPORT 02.08.2025 2 minutes read
Bulku

Zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, i shtangu të gjithë me deklaratën e tij.

Ish-mesfushori i Tiranës në një prononcim të dhënë median kroate, “24 sata”, ka deklaruar se në përballjen Hajduk Split-Dinamo City, ai mbështet ish-skuadrën e tij. Shkrimi i medias kroate, që serviret shkurtimisht për lexuesit në faqen on-line, pasi të plotë gjendet në versionin print, hapet me këtë titull: “Ervin Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Europë…”.

Në fillim të artikullit shkruhet: “Ervin Bulku veshi fanellën e Hajdukut rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe është ndihmës trajner në ekipin Kombëtar të Shqipërisë për shumë vite. Ai thotë se zemra e tij është me Hajdukun… Hajduku luan kundër Dinamos shqiptare në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shqiptarët eliminuan Atletik Klub d’Eskaldes dhe mbërrijnë në Split pas shtatë ditësh”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe klubi i Dinamos.

“Klubi i Dinamo City shpreh indinjatën në lidhje me një deklaratë në median sportive të zëvendëstrajnerit të Kombëtares shqiptare, z.Ervin Bulku. Është krejtësisht e pahijshme dhe e turpshme për futbollin shqiptar që një pjesëtar i stafit të Kombëtares të dalë kundër një ekipi shqiptar që luan në kompeticionet europiane, duke thënë se mbështet kundërshtarin e Dinamo City.

Shpresojmë që kjo deklaratë të jetë e pavërtetë dhe që z.Bulku të sqarojë gjithçka publikisht sa më shpejt.”

Post navigation

Previous: Miqësorja Skënderbeu-Besa
Next: Miqësoret/ Partizani triumfon ndaj Kukësit

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.