
Mario Mitaj, pritet të largohet nga Al Ittihad gjatë merkatos së janarit.
Lajmi bëhet i ditur nga “STC”, që raporton interesimin e Sunderland për 22-vjeçarin.
Klubi anglez po ndjek situatën e futbollistit dhe po vlerëson mundësinë e transferimit. Ndërkohë, Mitaj është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tretë radhazi nga trajneri Sérgio Conceição.
Kjo situatë ka shtuar spekulimet mbi të ardhmen e tij në klub. Sipas raportimeve, ekziston një mosmarrëveshje mes lojtarit dhe drejtuesve të Al-Ittihad.
Kjo lidhet me kërkesën e Mitajt për t’u larguar nga skuadra që në verën e vitit 2025.
Në rast transferimi te Sunderland në Premier League, Mitaj aty do të gjente një tjetër shqiptar, Granit Xhakën.







