Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

E bujshme/ “Plas” skandali, Serbi-Shqipëri mund të luhet pa tifozë

VETEMSPORT 10.09.2025 2 minutes read
IMG_9232

Gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 mes Serbisë dhe Anglisë, e zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitić” të Beogradit, është regjistruar një skandal në tribuna.

Tifozët serbë kanë shpalosur një banderolë me hartën e Kosovës të mbuluar nga ngjyrat e flamurit serb.

Gjithashtu, në stadium janë dëgjuar vazhdimisht thirrje “Kosova është Serbi”.

Ky veprim shihet si një përsëritje e incidenteve të mëparshme në ndeshje ndërkombëtare të organizuara nga UEFA dhe FIFA.

Federata e Futbollit të Kosovës pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në UEFA për këtë rast.

Institucionet ndërkombëtare të futbollit e kanë trajtuar më herët këtë çështje si shkelje të rregullave të sjelljes së tifozëve.

Federata Serbe ishte paralajmëruar nga FIFA për mundësinë e dënimeve të rënda në rast përsëritjeje të akteve të tilla.

Incidenti i fundit rrezikon të sjellë masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Një prej dënimeve të mundshme është mbyllja e stadiumit për ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja e radhës në këtë stadium është ajo mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Ky takim tashmë konsiderohet me rrezik të lartë përsa i përket sigurisë dhe organizimit dhe ekziston mundësia që të luhet pa tifozë. 

Post navigation

Previous: Silvinjo: Mungojnë golat? Nuk jam i shqetësuar, do vijnë në të ardhmen
Next: Nga Beogradi në Tiranë, mësoni kundërshtarin e Shqipërisë

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.