Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Rey Manaj blen klubin shqiptar? Zbulohet kërkesa

VETEMSPORT 21.09.2025 3 minutes read
Rey Manaj

Klubi i Lushnjës, prej kohësh është nxjerr në shitje dhe shuma që kërkohet është vetëm 140 mijë euro.

Megjithatë, pavarësisht çmimit të ulët, kërkesat kanë munguar, duke bërë që klubi të mbetet në pronësi të bashkisë.

LEXO EDHE: “Varroset” futbolli! Bashkia shemb stadiumin, nuk mjaftoi shkrirja e ekipit

Së fundmi, në rrjetet sociale, nga Lushnja kanë dalë me një kërkesë të veçantë. Sulmuesit të Kombëtares, Rey Manaj dhe familjes së tij, u kërkohet që të blejnë klubin e qytetit të tyre.

LEXO EDHE: Katër javë kampionat në Shqipëri, trajneri jep dorëheqjen

Sigurisht kjo është thjeshtë një dëshirë e tifozëve, pasi lojtari nuk ka treguar ndonjë interes për të blerë klubin e qytetit të tij.

Postimi:

Në këtë moment, pak familje në Lushnje kanë potencialin dhe vizionin për të ndërmarrë një hap historik si familja Manaj.

Një ftesë për reflektim – Për familjen Manaj

KF Lushnja është një emër me histori të pasur në futbollin shqiptar, një klub që ka lindur dhe rritur dashurinë për lojën te breza të tërë. Sot, ekipi gjendet përballë një sfide të madhe: ringritjen dhe rikthimin atje ku i takon, në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Arritjet e Rey Manajt, i cili ka përfaqësuar Kombëtaren, ka luajtur në klube prestigjioze europiane dhe aktualisht aktivizohet në ligën arabe, nuk janë vetëm sukses personal, por edhe krenari për çdo lushnjar.

Përtej suksesit sportiv, familja Manaj ka edhe një aset strategjik të paçmuar:

 • Njohje dhe lidhje me menaxherë ndërkombëtarë, drejtues klubesh dhe trajnerë të mirënjohur.

 • Eksperiencë të drejtpërdrejtë në botën profesionale të futbollit.

 • Mundësi për të tërhequr talente, huazime lojtarësh dhe sponsorizime serioze për një projekt ambicioz.

 Një blerje e 100% të aksioneve të KF Lushnja nga ana e familjes Manaj do të krijonte mundësinë për:

 • Krijimin e një bordi drejtues me standarde profesionale.

 • Një strategji afatgjatë për rikthimin në Kategorinë Superiore.

 • Themelimin e një akademie moderne që do të nxjerrë talente të rinj lushnjarë, duke i dhënë futbollit shqiptar lojtarë të ardhshëm të Kombëtares.

Ky investim nuk do të ishte thjesht një mbështetje për futbollin, por një projekt prestigji për të gjithë qytetin, duke e forcuar edhe më shumë imazhin e familjes Manaj si ambasadore të Lushnjes në Shqipëri, Europë dhe botë.

KF Lushnja ka nevojë për vizion.

Familja Manaj mund të bëhet katalizatori i këtij vizioni.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Aksion model! Endri Çekiçi shënon golin e parë me skuadrën e re
Next: VIDEO/ Fati i keq ndjek mbrojtësin e Shqipërisë, rrezikon duelin me Serbinë

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.