
Shqipëria dhe Kosova mund të përballen sërish në një ndeshje miqësore gjatë muajit qershor.
Dy federatat, FSHF dhe FFK, janë në diskutime për organizimin e këtij takimi në një nga dritaret ndërkombëtare para Botërorit 2026.
Të dyja përfaqësueset mbetën jashtë turneut dhe kjo miqësore do të shërbente për test të skuadrave. Deri tani janë zhvilluar 3 përballje mes tyre, me bilanc të barabartë: 1 fitore secila dhe 1 barazim.
Ndeshja e parë më 13 nëntor 2015 përfundoi 2-2, me gola nga Celina dhe Rashani për Kosovën, ndërsa Manaj dhe Rrahmani për Shqipërinë.
Më 29 maj 2018, Kosova fitoi 0-3 me dy gola nga Zeneli dhe një nga Zhegrova. Takimi i fundit më 11 nëntor 2020 përfundoi 2-1 për Shqipërinë, me golat e Balajt dhe Uzunit, ndërsa për Kosovën shënoi Muriqi.







