Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

E bujshme/ Shqipëria nuk shkon në Beograd, zbulohet lëvizja e Federatës

VETEMSPORT 11.09.2025 2 minutes read
IMG_0879

Shqipëria ka mbyllur dy ndeshjet e shtatorit dhe do të rikthehet në fushë pas katër javësh kundër Serbisë, një sfidë vendimtare për vendin e dytë dhe shanset për Botërorin.

Serbia fitoi ndaj Andorrës në Leskovc, ndërsa ndeshjet me Anglinë dhe Shqipërinë i kishte planifikuar në Beograd, në “Rajko Mitic”. Megjithatë, ndeshja e humbur 0-5 ndaj Anglisë solli trazira në tribuna, përleshje tifozësh, përdorim lazerash dhe kore kundër Kosovës e shqiptarëve. FIFA po shqyrton dënime të rënda ndaj Serbisë, me mundësinë që sfida kundër Shqipërisë të luhet pa tifozë.

Federata Serbe ka reaguar duke kërkuar ndryshimin e stadiumit për këtë ndeshje. Sekretari Branko Radujko deklaroi se objektivi kryesor është përballja me Shqipërinë, që vendos për playoff-in e Botërorit. Ai theksoi se në Beograd u futën edhe persona të lidhur me ngjarje të dhunshme në Kosovë, çka e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes me tifozë.

Për këtë arsye, është kërkuar që sfida të zhvillohet në Leskovc, një stadium më i vogël dhe më i lehtë për t’u administruar. Radujko shtoi se atje kombëtarja serbe ka marrë gjithmonë mbështetje pa probleme dhe ka regjistruar rezultate pozitive. Vendimi përfundimtar mbetet në pritje të miratimit nga FIFA.

Post navigation

Previous: Skandali në Durrës, skuadra serbe nuk përmbahet pas fitores me Partizanin
Next: ZYRTARE/ Serbia vendos për trajnerin para Shqipërisë

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.