
Flamurtari prej disa ditësh është pa drejtor sportiv, ndërsa puna për plotësimin e këtij pozicioni po vijon.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit kanë identifikuar një emër konkret për këtë rol. Presidenti Sinan Idrizi ka zhvilluar një takim me Tefik Osmanin.
Ky i fundit ka eksperiencë në futbollin shqiptar, pasi më herët ka mbajtur postin e drejtorit sportiv te Tirana dhe Vllaznia. Gjatë takimit është diskutuar mundësia e një bashkëpunimi mes palëve.
Ende nuk ka një marrëveshje të finalizuar. Në ditët në vijim pritet të merret një vendim përfundimtar lidhur me këtë pistë. Emërimi i Osmanit do të kishte ndikim në menaxhimin e merkatos së Flamurtarit.





