Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

E çuditshme! Shqipëria mund të luajë dy ndeshje në Poloni, ja arsyeja

VETEMSPORT 20.11.2025 2 minutes read
poloni-shqiperi

Kombëtarja shqiptare ka njohur sot rrugëtimin e saj në play-off të Botërorit 2026, ku në gjysmëfinale më 26 mars  do të luajë kundër Polonisë në transfertë dhe pastaj në finalen e mundshme më 31 mars, do të ndeshet si udhëtuese me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi. Dhe kjo ka prodhuar një situatë shumë të çuditshme.

Ukraina, që nga fillimi i luftës me Rusinë, nuk luan ndeshjet si pritëse në vendin e saj, por i zhvillon ato në Poloni, e cila i ka hapur stadiumet për mbështetësit ukrainas. Nëse ajo nuk gjen një vend tjetër për të zhvilluar ndeshjet si pritëse, krijohet një situatë paradoksale. Kjo, pasi Ukraina do jetë pritëse ndaj Suedisë në Poloni, por edhe ndaj vetë Polonisë nëse shkon në finale, gjë që do të ishte praktikisht absurde.

Ndaj Shqipëria mund të jetë e detyruar që të luajë të dy ndeshjet e saj të muajit mars në Poloni, fillimisht ndaj vendasve, e të dytën ndaj Ukrainës. Duke shpresuar që të jetë finalja e mundshme drejt Botërorit e jo miqësorja pa vlerë që FIFA detyron skuadrat humbëse të luajnë me njëra-tjetrën.

Post navigation

Previous: Vendosen stadiumet për finalet e “play off”-it
Next: Duka flet pa doreza: Këto dy ekipe nuk i doja në short

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.