
Nuk ka qetësi për trajnerin e Rumanisë, Mirca Lucescu. Tekniku 80-vjeçar ka pësuar një atak kardiak mëngjesin e kësaj të premteje të 3 prillit.
Ngjarja ndodhi në spitalin e Bukureshtit ku trajneri po qëndronte i shtruar pas i humbi ndjenjat fundjavën e kaluar.
Edhe pse ishte gati për të marrë fletëdaljen, gjendja e tij u përkeqësua papritur, duke detyruar mjekët të ndërhynin në mënyrë urgjente.
Sipas raportimeve, mjekët e kanë rikthyer në jetë tre herë përmes procesit të reanimimit (CPR), përpara se t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje angioplastike.
Aktualisht, Lucescu, ndodhet në kujdes intensiv në gjendje të stabilizuar, por nën monitorim të rreptë.







