Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

E zbulon FSHF-ja, mësoni skuadrën e favorizuar për titullin kampion

VETEMSPORT 17.03.2026 2 minutes read
kategoria superiore final four

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2025-2026 në Superiore, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026, duke garantuar një organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit.

Sipas rregullores, katër skuadrat e para në përfundim të fazës së rregullt do të sigurojnë pjesëmarrjen në “Final 4”.

Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj. Takimet e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj.

Skema e ndeshjeve:

Vendi 1 vs Vendi 4, 16.05.2026 19:00

Vendi 2 vs Vendi 3, 17.05.2026 19:00

Vendi 1 vs Vendi 3, 23.05.2026 19:00

Vendi 2 vs Vendi 4, 24.05.2026 19:00

Vendi 3 vs Vendi 4, 29.05.2026 19:00

Vendi 1 vs Vendi 2, 31.05.2026 19:00

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).

Sipas kësaj skeme, Vllaznia është skuadra e favorizuar për të marrë trofeun e kampionit. Arsyeja? Shkodranët kanë statistika shumë të mira ndaj rivalëve, duke treguar forcën në duelet direkte.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje
Next: Lista e Kombëtares, Silvinjo heq dilemat. FSHF del me njoftim

Të ngjashme

laci u-019
  • Kampionati

Skandaloze/ “Dy drejtuesit e Laçit dhunuan lojtarët”, klubi del me reagim

VETEMSPORT 17.03.2026
IMG_2390
  • Kampionati

E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 16.03.2026
-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati

Tradhti ndaj Partizanit? Jasir Asani nis kontaktet me skuadrën e… 

VETEMSPORT 16.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

laci u-019
  • Kampionati

Skandaloze/ “Dy drejtuesit e Laçit dhunuan lojtarët”, klubi del me reagim

VETEMSPORT 17.03.2026
Silvinjo-1024x666
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, Silvinjo heq dilemat. FSHF del me njoftim

VETEMSPORT 17.03.2026
kategoria superiore final four
  • Kampionati

E zbulon FSHF-ja, mësoni skuadrën e favorizuar për titullin kampion

VETEMSPORT 17.03.2026
IMG_2390
  • Kampionati

E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 16.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.