Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

E zbulon Vuçiç, merret vendimi për Serbi-Shqipëri

VETEMSPORT 14.09.2025 2 minutes read
c4518b2c975de6d27464e3c161f69063

Në pritje të vendimit përfundimtar nga UEFA për ndryshimin e stadiumit të ndeshjes Serbi-Shqipëri, Aleksandër Vuçiç është i bindur që do të luhet në Leskovac dhe jo në Beograd.

Presidenti i Serbisë ka qenë shumë i ashpër me federatën e futbollit, duke i kritikuar ata për zgjedhjen që bënë për ta luajtur sfidën me Anglinë në “Rajko Mitiç”.

“Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta federata nuk e ka përballuar dot presionin nga ambasada britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë kombëtares. Aty tifozët nuk e duan kombëtaren dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë.”

Ai gjithashtu jep lajmin që dueli i 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet në Leskovac, ndërsa duket se nuk i ka përtypur dot thirrjet kundër tij në stadiumin e Beogradit.

“Më thonë nga federata, që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë. Nëse po, do të bëjmë gjithçka për të mbështetur ekipin.”

Ndërkohë që nga Serbia vijnë informacione të shumta në lidhje me ndryshimin e stadiumit, ende zyrtarisht kjo nuk ka ndodhur në faqen zyrtare të UEFA-s, që vazhdon të njoftojë se do të luhet në Beograd.

/tvklan

Post navigation

Previous: Spikat derbi Pogradeci-Skënderbeu, mësoni axhendën e Kategorisë së Parë
Next: Gol në minutat e fundit, Broja debuton në Premier League

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.