
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka treguar anën e tij njerëzore duke u bërë protagonist i një nisme bamirësie në vendlindjen e tij.
Përmes babait të tij, Çlirim Muçi, futbollisti ka bërë të mundur shtrimin e një iftari për besimtarët agjërues në xhaminë e fshatit Çërravë në Pogradec.
Ernest Muçi shpesh është vlerësuar për karakterin e tij të qetë dhe lidhjen e fortë që ruan me Shqipërinë, pavarësisht karrierës në ligat e huaja. Ky akt bamirësie vjen në një moment kur sulmuesi po kalon një formë të mirë sportive me klubin e tij.
Postimi i Xhamisë:
Muçi është një nga ato raste ku vlerat dhe suksesi shkojnë krah për krah, çka tregon se vlera e ndërthurur me suksesin, prodhon dobi edhe për të tjerët. Në vetvete, kjo është vlerë thellësisht fetare.
Falenderojmë z. Çlirim Muci (babai i Ernest Muçit) i cili bëri të mundur shtrimin e iftarit për agjëruesit e Xhamisë Çërravë.
Zoti e shpërbleftë me të mira Ernestin!






