Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

“Është porosi e kryeministrit”, thirrja e Taulant Ballës: Duhet urgjent ligji i sponsorizimit në sport

VETEMSPORT 13.12.2025 2 minutes read
IMG_0856

Ligji i sponsorizimit mbi sportin ka mbetur thjesht “draft mendim” dhe propozim sepse nuk ka lëvizur as gjethja gjatë viteve të fundit teksa Kosova ka pak vite qe e ka futur në futboll dhe klubet po marin benefitet e tyre. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit pret ende të lëvizin mekanizmat pas premtimit te Kryeministrit, ende asgje nuk ka ndodhur dhe po vjen 2026.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur apelin e tij për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për sponsorizimet në sport, duke theksuar se pa mbështetje konkrete nga biznesi, zhvillimi i ketij sektori do të mbetet i pamundur. Ai gjithashtu tha se kryeministri Rama ia kishte kerkuar qe te sillej ne Parlament diskutimi qe prej dates 11 shtator.

Balla ngriti shqetësimin se kampionatet shqiptare – nga futbolli te basketbolli – nuk mund të jenë konkuruese pa një kuadër ligjor që i lejon bizneset të investojnë dhe të mbështesin financiarisht klubet dhe aktivitetet kulturore.

“Apeli i djeshëm në Kuvend për nevojën e domosdoshme të një Ligji për sponsorizimet në sporte dhe në art. Nuk do mund të kemi më kampionate futbolli, basketbolli, etj konkuruese nëse biznesit nuk i krijohen mundësi ta mbështesë sportin, artin, etj. Pse ekipet tona nuk ecin përpara në kupat europiane? Shumë e thjeshtë përgjigjia. Duhet mbështetje. Modelet janë. Duhet urgjent”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se vendet e rajonit dhe të Europës tashmë aplikojnë modele të suksesshme sponsorizimi, të cilat i kanë ndihmuar klubet të rrisin cilësinë dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare. Sipas Ballës, miratimi i këtij ligji nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një hap i vonuar që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të sportit dhe artit në Shqipëri.

Post navigation

Previous: Kategoria e Parë/ Skënderbeut i anulohen 2 gola, 4 kartonë të kuq. Fiton Laçi mes tensionit
Next: Armando Brojës i vjen mundësia e madhe në Premier League

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.