
Portieri shqiptar Raffaele Huli ka arritur një moment të veçantë në karrierën e tij te Juventusi, duke u përfshirë në listën e skuadrës për përballjen kundër Napolit.
17-vjeçari, i cili është pjesë aktive e ekipit U-20 të klubit torinez, vlerësohet maksimalisht nga trajneri Luciano Spalletti për potencialin e treguar në portë.
Pak kohë më parë, Huli mori vendimin për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë U-19, duke lënë moshat e Italisë.

Përfshirja e tij në një sfidë të nivelit të lartë si ajo ndaj Napolit dëshmon projektin afatgjatë që klubi italian ka për gardianin shqiptar.







