Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

FIFA nuk fal, tre klube nga Shqipëria me merkato të bllokuar

VETEMSPORT 25.08.2025 2 minutes read
fifa2

Klubet e Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë paguan në kohë rekord të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj ish-lojtarëve dhe bënë që të rihapej merkato e tyre nga FIFA, në mënyrë që të regjistronin prurjet e reja për këtë edicion që filloi në fundjavë. Por ndërkohë, në kategoritë më poshtë, vazhdon të ketë klube me probleme të tilla.

“Panorama Sport” ka mësuar se aktualisht në futbollin shqiptar janë katër klube të cilat kanë merkaton e bllokuar dhe nuk mund të bëjnë regjistrime pa shlyer detyrimet e tyre. Oriku, Këlcyra dhe Shkumbini janë tre klubet e Kategorisë së Dytë të cilat rezultojnë me probleme në sistemin e FIFA-s dhe nuk u lejohet të bëjnë afrime pa mbyllur detyrimet e mëparshme.

Ndërkohë, është edhe një klub i katërt në listë, KS Luftëtari. Por klubi gjirokastrit, i cili arriti të luante edhe në Europë, nuk ekziston më dhe është zhdukur disa vite më parë pas shpërbërjes të plotë të tij. Megjithatë, në FIFA vazhdojnë të mbeten çështjet që klubi ka humbur me 4 futbollistë të ndryshëm, ndaj merkato e këtij klubi, nëse do të kthehet ndonjë herë në aktivitet, do të jetë e mbyllur derisa ai të shlyejë këto detyrime.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar transferohet në Bundesligën gjermane
Next: Interi me “5 yje”! Skuadra e Chivu-t e nis frikshëm në start

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.